Festimet e tepruara! Zenit fiton kupën… dhe pas e thyen (foto)

26/07/2020 11:26

Pas një sezoni fantastik të cilin e mbylli plot klas, Zeniti i Shën Petersburgut e përmirësoi bilancin e trofeve në muzeun e klubit. Por për të vendosur kupën e fundit, do të ketë nevojë për meremetime.

Pasi dominoi Ligën ruse të cilën e fitoi me 15 pikë vantazh ndaj Lokomotivës së Moskës, Zeniti fitoi edhe Kupën. Skuadra e trajnerit Semak arriti të kalojë minimalisht rivalët e Khimki pas një penalltie të shënuar nga Zjuba, por gjatë festimeve, gjërat nuk shkuan si duhet në stadium in e finales.

Kapiteni Ivanoviç ngriti lart trofeun, por më pas serbit i ra nga duart duke e thyer.

Kjo nuk e cënoi gjithsesi festën e merituar të skuadrës dominuese këtë sezon në futbollin rus.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel