Për të gjithë ju që po e prisnit me padurim, “La Casa de Papel” rikthehet me një sezon të ri

22/07/2020 11:48

“La Casa De Papel”, është një ndër serialet më të pëlqyera të momentit. Ai ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.

Ai është një ndër serialet më të pëlqyera të momentit dhe ka patur një sukses të madh ndërkombëtar falë “Netflix”. Është fjala për “La Casa De Papel”, ku fansat po presin me padurim sezonin e pestë.

E teksa ata u shqetësuan se seritë e reja do të vonoheshin për shkak të pandemisë së koronavirusit, duket se kjo nuk është aspak e vërtetë. Fansat kanë marrë lajmin e mirë se shumë shpejt do të vijë edhe sezoni i pestë pasi xhirimet kanë nisur.

Lajmin e ka bërë të ditur “Profesori” Alvaro Morte, i cili ka bërë një postimin në profilin e tij në “Instagram”. Morte ka ndarë me ndjekësit një fotografi të shkëputur nga prapaskenat e xhirimeve dhe bashkëngjitur me të shkruan: “U riktheva! Profesori u rikthye!”.

Ndërkohë, ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lancohet për publikun, megjithatë pritet të mos vonojë shumë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel