“Prokuroria nuk kërkoi masë të dytë sigurie”/ Gazetari Koka në Top Story: Kjo dosje ose do të rrëzojë Belinda Ballukun, ose do të rrëzojë SPAK-un 03/11 09:44
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim e ka nisur ditën sot duke ngjitur shkallet e kryeministrisë.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se ambasadorja nuk është duke u takuar me kryeministrin Edi Rama.
Jo zyrtarisht një burim nga kryeministria tha se ambasadorja është duke u takuar me zonjën Vali Bizhga drejtore e kabinetit të kryeministrit.
Të njëjtat burime pohojnë se nuk është duke u diskutuar për aktualitetin politik por për çështje krejt të ndryshme.
Është e disa herë që ambasadorja Kim takohet në kryeministri me zonjën Bizhga.
Top Channel