Organizatorët e një eventi erotik të tipit “Eyes Wide Shut” po u kërkojnë të ftuarve të tyre 3000 euro për person, dhe gjithashtu duhet të rezultojnë negativ në testin e koronavirusit.
Ajo që po njihet tashmë si ‘orgjia e milionerëve’ do të organizohet kësaj të shtune në një vilë private në rezortin luksoz të Comporta, një orë larg Lisbonës në Portugali.
Mediat vendase thonin se më shumë se 40 të ftuar janë regjistruar për eventin e organizuar nga shoqëria e anëtarëve privatë Purilia, e cila mburret në faqen e saj të internetit për eksperienca “luksoze” për “sipërmarrës, figura publike dhe emra të njohur të ekranit.”
Një event i ngjashëm u mbajt dhe në fillim të vitit në Lisbonë ku raportohet se morën pjesë politikanë, futbollistë të njohur, aktorë dhe yje të ekranit.
Kandidatët që nuk janë anëtarë të shoqërisë do të duhet të kalojnë një proces “rigoroz” selektimi ku përfshihen intervista dhe të dhëna të detajuara për pranimin, njofton kompania.
Në event do të përdoren “maska veneciane” për të mbrojtur identitetin e pjesmarrësve, ndersa nuk parashikohen masa shtesë për koronavirusin.
Vendndodhja e vilës së festës së seksit është mbajtur sekret. Autoritetet shëndetësore janë shprehur se shkel kufizimet e numrit të njerëzve që mund të marrin pjesë në evente private por organizatorët thonë se kanë marrë të gjitha lejet e nevojshme.
Në faqen e internetit të Purilia eventi është quajtur “Comporta Private cocktail. Moet & Chandon.”
Ndërkohë limuzina luksoze po përgatiten për transportimin e të ftuarve në vendndodhjen sekrete, të cilët besohen se janë nga vende të ndryshme të Evropës.
Mesazhi i organizatorëve thotë: “Purilla është këtu për nevojat shoqërore dhe të zbavitjes së anëtarëve të saj, me standardet më të larta të ekselencës, për pasurim kreativ dhe kulturor, si dhe mjedis të sigurtë për eksplorim personal”.
Duke cituar fjalë nga stilisti i njohur francez Coco Chanel, në promovimin e eventit ata shtojnë: “E adhuroj luksin, jo për pasurinë dhe ornamentet e tij, por për mungesën e vulgaritetit”.
Top Channel