Sekuestrohen rreth 55 mijë euro dhe 1 automjet/ Policia kontrolle në Lushnje, ndalon 28-vjeçarin nga Laçi

21/07/2020 10:59

54.700 euro dhe 1 automjet janë sekuestruar në Lushnje, në sajë të kontrolleve të shtuara nga Policia në akset rrugore me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale.

Po kështu është proceduar penalisht poseduesi i tyre për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Mësohet se nga shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Lushnje, në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, u ndalua mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin Z. Gj.

Gjatë kontrollit, në automjetin e këtij shtetasi u gjetën 54.700 euro, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht shtetasin Z. Gj., 28 vjeç, banues në Laç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilën udhëtonte ky shtetas. Vijon puna për dokumentimin ligjor në lidhje me burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Top Channel