Prag tragjedie pas aksidentit me një viktimë në Fushë-Krujë, ambulanca merr 18-vjeçarin e plagosur, aksidentohet rrugës për te Trauma 01/10 18:11
Në një kohë që Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet konsensuale në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, kryeministri Rama ka postuar sot një videomesazh në të cilin zotohet se Partia Socialiste do të hapë listat e deputetëve.
Rama këmbëngul në hapjen e listave ndonëse opozita joparlamentare dhe ndërkombëtarët janë shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese.
“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT?”, shkruan kryeministri Rama.
Kujtojmë se, Kryeministri do të takohet sot në kryesi me kryetarin e grupit opozitar në parlament, Myslim Murrizin.
Top Channel