Panik në një shkollë të mesme në Francë, shpërthen një mjet piroteknik, plagosen rreth 40 nxënës Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të dërgojë edhe më shumë trupa federale në qytetet e mëdha ku nuk po reshtin protestat.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë kritikoi disa qytete të drejtuara nga “demokratë liberal” siç tha ai, duke përfshirë Cikagon e Nju Jorkun, liderët e të cilëve sipas presidentit kane frikë të kalojnë në veprim.
Ai shtoi se forcat e dërguara për këtë qëllim kishin bërë një “punë fantastike” për rikthimin e rendit dhe qetësisë mes trazirave të Portland. Por kryetari i bashkisë se këtij qyteti, Ted Wheeler i quajti veprimet e zyrtarëve federalë “një abuzim të hapur me taktikat e policisë nga qeveria federale”, që ai vetë i konsideron jokushtetuese.
Prokurori i Përgjithshëm i Oregonit po i kërkon një gjykatësi federal që të nxjerrë urdhër të ndalojë arrestimet e mëtejshme nga agjentët federalë. Zyrtarë të bashkisë dhe të shtetit thonë se personeli paraushtarak, mesa duket me pjesëtarë nga disa agjenci federale të rendit, por pa shenja identifikuese, po i acaron tensionet me protestuesit. Dislokime të mëtejshme janë planifikuar në qytete të tjera.
Top Channel