E emëruar e tij si ambasadore në Greqi u shkarkua për korrupsion/ Ish-ministri i Jashtëm, Bushati ‘ankesë’ për propozimin e ri: Hajdaraga s’ka eksperiencë në diplomaci

21/07/2020 15:28

Pas furtunës së shkarkimeve në ambasadën e shqiptare në Athinë, e propozuara e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme për ambasadore, e kaloi testin në komisionin parlamentarë për punët e jashtme.

Luela Hajdaraga në seancë dëgjimore shpjegoi prioritet nëse do të emërohet ambasadore.

Situata me radhë të gjata të emigrantëve që prisnin në Ambasadën e Athinës dhe dy konsullatat shqiptare për të marrë shërbime, detyroi ministrin Cakaj të çonte një grup inspektimi nga ministria për të parë situatën në terren. Pas marrjes së raportit ku evidentuan shkelje dhe korrupsion me lëshimin e pasaportave, Cakaj urdhëroi shkarkimin e ambasadores Ardiana Hobdari e propozuar në atë detyrë nga ministri i kohës Ditmir Bushati.

Bashkë me Hodbarin dy javë më parë u pushua edhe i gjithë stafi ambasadës. Zonja Hodbari po ashtu ishte vënë nën akuzë në gjykatën e Tiranës, për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ pas vjedhjes në makinën e konsullolit të Janinës të 100 pasaportave shqiptare.

Ditmir Bushati propozues i ambasadores Hodbari tashmë e shkarkuar nga pasardhësi i tij Genc Cakaj dha dy argumente kundër

Luela Hajdaragës si ambasadore e re në Greqi.

Fjala e fundit i mbetet presidentit Ilir Meta ta dekretojë ose jo Luela Hajdaragën si ambasadore në Greqi.

Top Channel