Xherdan Shaqiri ‘mban në shpinë’ Baselin, shqiptari shënoi dygolësh në Europa League(VIDEO)
Në mbrëmjen që nga Gjermania doli lajmi se Milani ka prishur akordin paraprak me Ralf Rangnick dhe ka vendosur të konfirmojë Piolin në pankinë edhe për sezonin e ardhshëm, ky i fundit udhëhoqi kuqezinjtë drejt një suksesi 1-2 në transfertën e vështirë ndaj Sassuolos.
Sfida nisi me telashe për Piolin që në minutën e 11′ bëri një zëvendësim të detyruar, pasi mbrojtësi Andrea Conti nuk mund të vijonte ndeshjen dhe i la vendin Davide Calabrias.
Megjithatë për të rikthyer entuziazmin te kuqezinjtë mendoi futbollisti më me eksperiencë në fushë, Zlatan Ibrahimovic, i cili sulmoi qendrën e zonës dhe shndërroi në gol një krosim të saktë të turkut Calhanoglu.
Sassuolo reagoi mirë dhe krijoi disa mundësi shënimi, ndërsa në minutën e 42-të fitoi një 11-metërsh me ndihmën e VAR-it, të cilin e shndërroi në gol befasia e këtij sezoni, Francesco Caputo.
Megjithatë dyshja Calhanoglu-Ibrahimovic “shpikën” një tjetër kombinim të bukur me turkun që shërbeu për gjigantin suedez dhe ky i fundit driboi portierin Consigli e shënoi golin e dytë personat dhe për Milanin.
Gjërat u bënë edhe më të lehta për kuqezinjtë pasi në sekondat e fundit të pjesës së parë Bourabia bëri një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa ndaj Rebic dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Sassuolon me 10 futbollistë.
Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë për Milanin, që menaxhoi mirë epërsinë numerike dhe krijoi disa raste për gol, por nuk ia doli të mbyllë ndeshjen, ndërsa Sassuolo “u shua” me kalimin e minutave dhe u duk se u pajtua me humbjen, pasi nuk arriti të kërcënojë seriozisht Donnarummën.
Kjo ishte fitorja e 7 e Milanit në 9 ndeshje të zhvilluara që prej rifillimit të kampionatit, nëpërmjet të cilave ka grumbulluar 23 pikë duke shkuar në kuotën e 59 pikëve në total dhe me meritë në vendin e pestë të renditjes.
Top Channel