Detajet nga ngjarja në Vlorë/ Personi që i vuri zjarrin “Audi R8-s” ishte me kapuç e maskë antiCovid, mori dikë në telefon dhe…

21/07/2020 12:26

Makina e një pushuesi është djegur në orët e para të mëngjesit pranë një hoteli në Vlorë.

Makina ishte e një shqiptari nga Maqedonia e Veriut, emigrant në Gjermani. Ai ndodhej së bashku me të afërmit dhe miqtë e tij në Vlorë prej 4 ditësh. Personi që i vuri zjarrin makinës audi R8 ishte me kapuç dhe me maskë antiCovid. Rreth orës 5 të mëngjesit ai ka shkuar në parkimin e makinave dhe ka kërkuar makinën. I është afruar dhe ka bërë një telefonatë mbase për të verifikuar makinën e më pas ka hedhur lëndën djegëse. Policia dyshon se personi është porositur nga dikush tjetër për të djegur atë automjet.

Policia po heton për ngjarjen që ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit në zonën pas pallateve në Lungomare. Të dhënat e para nga këqyrja e vendit të ngjarjes tregojnë se mjetit luksoz i është vënë flaka duke u spërkatur më parë me benzinë.

Top Channel