Alarm në Karaibe, një aeroplan ushtarak amerikan eviton për mrekulli përplasjen me një aeroplan pasagjerësh Një grup prej më shumë se 300 mjekësh në Serbi, të mbledhur rreth nismës “Të bashkuar kundër COVID-19”, i drejtoi një letër të hapur ekzekutivit vendas duke kërkuar dorëheqjen e Shtabit të Krizës.
Sipas këtyre mjekëve, Serbia përballet praktikisht me një “katastrofë shëndetësore publike”. Nënshkruesit e letrës kërkuan formimin e një shtabi të ri, hetimin e pretendimeve se ka pasur fshehje të të dhënave si dhe ndalimin e frikësimeve dhe politizimeve që si1ç thonë ata “cënojnë dinjitetin personal të punonjësve shëndetësorë”.
“Lehtësimi i plotë i masave anti-epidemike në periudhën parazgjedhore (mitingjet, ndeshjet, turnetë, festimet) ka çuar në humbjen e kontrollit mbi situatën epidemiologjike dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet me motive profesionale”, thuhet në letrën e mjekëve.Sipas tyre, “hutimi në lidhje me numrin e të sëmurëve dhe të viktimave u shkaktua nga mospajtimi me pritjet statistikore dhe epidemiologjike, njohuritë nga puna e përditshme dhe deklaratat kontradiktore në publik”.
Mjekët thanë se “e gjithë kjo ka tronditur rëndë sistemin shëndetësor dhe ka minuar besimin e qytetarëve dhe të punonjësve”. Në muajin qershor, Rrjeti Investigativ BIRN raportoi se numri i viktimave nga koronavirusi në Serbi është shumë më i lartë nga sa raportohet. Sipas BIRN-it, të dhënat ku ka pasur qasje ai, tregonin se në Serbi, nga data 19 mars deri në 1 qershor, 2020, kishin vdekur 632 pacientë nga koronavirusi, në një kohë kur për këtë periudhë, numri zyrtar I jetëve të humbura ishte 244. Aktualisht, Serbia regjistron mbi 20,000 raste pozitive dhe 472 pacientë të vdekur.
Top Channel