Aston Villa ka mposhtur Arsenalin me rezultatin minimal 1-0 dhe ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt mbijetesës, pasi tani e sheh veten jashtë treshes së fundit të renditjes.
Arsenali dominoi kontrollin e topit, por nuk arriti të krijojë asnjë rast të rrezikshëm, gjë që konfirmohet edhe nga statistikat që kanë regjistruar zero gjuajtje në portë nga ana e “topçinjve”.
Nga ana tjetër Aston Villa luante për “jetë a vdekje” dhe u mbrojt me forca të shumta, ndërsa në një kundërsulm në minutën e 27′, gjeti golin me vlerë tre pikëshe me anë të mesfushorit egjiptian Trezeguet.
Me këtë fitore Aston Villa u ngjit në kuotën e 34 pikëve dhe la Watfordin në zonën e rënies, që ka gjithashtu 34 pikë, por golaverazh më të dobët.
Top Channel