“Zoti m’u shfaq në Paris”/ Kanye West habit me deklaratën e pazakontë

20/07/2020 13:30

Kanye West tha se do ta pranonte nëse e shoqja vendos ta divorcojë për shkak të pretendimeve të tij në tubimin e vet të parë elektoral në Karolinën e Jugut.

Gjatë fjalimit të tij të çuditshëm, reperi i njohur 43-vjeçar tha se ai dhe bashkëshortja, Kim Kardashian e kishin diskutuar abortin e vajzës së tyre North, sot 7 vjece.

West u shpreh se çifti po vuante shumë në 2013-ën për marrjen e një vendimi për të pasur ose jo një fëmijë, kur Zoti, siç thotë, iu shfaq atij në Paris.

“Unë për pak sa nuk vrava vajzën time”, tha reperi përpara turmës së njerëzve të mbledhur për ta dëgjuar.

Ai shtoi se Kim kishte pilulën në dorë, kur ekrani i laptopit të tij u bë i zi e pastaj i bardhë. Dhe Zoti tha:

“Nëse ti tallesh me vizionin tim, unë tallem me tëndin!”

Atëherë Kanye i kishte thënë yllit të reality show-t se ai fëmijë do të lindte!

FOTO GALERI
1/5

Top Channel