Superiorja në fokus/ Java e parafundit në një ditë

20/07/2020 14:02

Me zyrtarizimin e Tiranës si kampionia e re e futbollit shqiptar, titulli mbeti në kryeqytet dhe zgjidhi enigmën kryesore të sezonit.

Por në dy javët finale të Kategorisë Superiore, ka ende shumë për të zbuluar me skuadrat që luftojnë për mbijetesën, dhe ato që shpresojnë se deri në sekondën e fundit të kampionatit, do sigurojnë turnetë ndërkombëtarë.

Federata shqiptare e Futbollit zyrtarizoi kalendarin e ri, duke vendosur të 5 ndeshjet e javës së parafundit, në të njëjtën ditë, të premten e 24 Korrikut. FSHF ndau kalendarin me 3 ndeshje në 17:45 dhe 2 ndeshje në 20:45.

Bylis do të presë Luftëtarin e rënë nga elita, por ballshiotët e kanë detyrim fitoren për ti shpëtuar zonës së Play Out që i vendos në rrezik. Në të njëjtën pozitë është Vllaznia që luan në kryeqytet ndaj Partizanit, me Demat e Kuq që duan Europa Ligën por duhet edhe të shohin pa krahëve për surpriza të pakëndshme.

Enigmat e këtyre dy javëve që përfshijnë zonën e Evropës, por edhe “play-out”, impenjojë Kukësin me Skënderbeun dhe Lacin me Tiranën. Do të ketë këtë të premte gjithashtu një derbi bregdetar mes Flamurtarit dhe Teutës, vendasit me zero motivim dhe skuadra mike me shpresën për Europa Ligën.

 

Top Channel