Top Channel ka siguruar fotot e makinës së viktimës që u ekzekutua sot në qytetin e Elbasanit.

Në pamje shihet se xhamat e makinës janë thyer nga breshëria e plumbave që lanë të vdekur në vend Emiljano Ramazanin 39-vjeç.

Ai ka qenë në makinën e tij tip Ford Focus me targa AA 945 DG, në momentin kur autorët i janë afruar me një automjet tjetër dhe kanë hapur zjarr me breshëri automatiku.

Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar në drejtim të Bradasheshit dhe në afërsi të Paprës kanë djegur automjetin me targa të vjedhura.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel