Dekameroni – Vepra më e rëndësishme, më e lexuar e më popullore e Giovanni Boccaccio-s, vjen për herë të parë në shqip, e plotë dhe e pacensuruar, me përkthimin autentik të Ali Hashorvës, që ia shton vlerat kësaj vepre të mrekullueshme të të gjitha kohërave.

10 të rinj largohen nga Firence në vitin 1348, për shkak të situatës së rëndë që ky qytet po përjetonte në përballje me murtajën e zezë, epidemi që i mori jetën plot gjysmës së banorëve të tij.

Të mbyllur në një shtëpi fshati, 7 vajza dhe 3 djem, në moshën më të bukur, të detyruar të mposhtin frikën, apo dhe të zbukurojnë ditët e tyre, duke kuptuar nga ana tjetër moralin e kohës, mundohen të reflektojnë rreth kuptimit të jetës, erotizmit, dashurisë, duke sjellë 100 rrëfime në 10 ditë.

Dy fjalë për autorin

Giovanni Boccaccio, (1313– 21.12.1375) ishte një shkrimtar dhe poet italian, mik i Petrarkës dhe eksponent i rëndësishëm i humanizmit dhe Rilindjes italiane. Shkroi një numër të rëndësishëm veprash, ku përfshihet Dekameroni dhe De mulieribus claris. Shkroi në italishten popullore dhe veçohet për dialogjet realiste të cilat ndryshonin nga ata të shkrimtarëve mesjetarw, të cilët zakonisht ndiqnin modele skematike për karakteret dhe subjektin.

I njohur si il Certaldese, Giovanni Boccaccio qe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XIV,i cili me Dekameronin e tij, që u përkthye menjëherë në shumë gjuhë, u bë i njohur dhe i vlerësuar në nivel europian dhe botëror më pas, aq sa, për shembull, ndikoi edhe nw letërsinë angleze, me Geoffrey Chaucer.

Së bashku me Petrarkën dhe Danten, bën pjesë në të ashtuquajturat «tre kurora» dhe, në shekullin e XVI-të, Pietro Bembo e konsideroi Boccaccio-n si modelin e përsosur të prozatorit. Boccaccio qe një promotor i rëndësishëm i figurës dhe veprës së Dantes, duke kopjuar dorëshkrime të Komedisë Hyjnore, pikërisht nga ai. Në shekullin e XX-të, Boccaccio qe objek studimi kritiko-filologjik nga Vittore Branca dhe Giuseppe Billanovich ndërsa Dekameroni i tij, u kthye në film nga regjizori dhe shkrimtari Pier Paolo Pasolini.

Të dhëna për librin
Titulli: Dekameroni
Origjinali: Decameron
Gjinia: Novela
Autori: Giovanni Boccaccio
Shqipëroi: Ali Hashorva
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2019
Fq. 639
ISBN: 978-9928-277-95-4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA