Në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 921 vdekje, në Meksikë 578 dhe në Indi 543 si pasojë e Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 28.532 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 2.074.860 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 921 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 78.722.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 412.027 raste dhe 19.647 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.342.362.
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 578 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 38.888. Ndërsa me 7.615 raste të reja është rritur në 338.913 numri i rasteve me COVID-19.
Deri më tani në vend janë shëruar 213.006 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 38.902 raste të reja duke e rritur në 1.077.618 numrin e rasteve ndërsa me 543 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 26.816 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 677.422 persona.
Top Channel