Punonjësja e seksit me COVID-19/ Kryebashkiaku apel klientëve të saj: Tregojuni grave, edhe nëse ju përzënë nga shtëpia

19/07/2020 17:43

Një punëtore seksi në Modica të Italisë ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Për të minimizuar shkallën e përhapjes, kryetari i bashkisë së Modica-s, Ignazio Abate, ka inkurajuar klientët e saj që të identifikohen dhe t’i tregojnë grave të tyre në lidhje me këtë gjë, pasi kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërmve.

“Bëni tamponin, madje edhe nëse rrezikoni që gruaja t’ju përzërë nga shtëpia. Dy ose tre klientë në ditë për 10 ditë, janë 20-30 persona që mund të jenë infektuar. Ata që kanë kryer marrëdhënie seksuale me atë grua, t’i tregojnë të fejuarës ose bashkëshortes, sepse në të kundërt do të rrezikojnë seriozisht shëndetin e shumë njerëzve”, u shpreh Abate.

Ndërkaq, ai i ka kërkuar autoriteteve që të shtojnë kontrollet në zonat ku mendohej se punonjësja e seksit me origjinë peruane ushtronte aktivitetin e saj.

Top Channel