Portland SHBA, racizmi/ Ngrihen akuza ndaj protestuesve

19/07/2020 16:44

Policia e Portlandit e shpalli të paligjshme demonstratën e së shtunës në qendër të qytetit, ndërsa ndaj protestuesve po ngrihen akuza.

Tubimi ishte protesta më e fundit e përditshme përreth gjykatës federale në Portland që kur afrikano-amerikani George Floyd, humbi jetën në Mineapolis në 25 maj nën arrest policie. Protestat kundër racizmit u përhapën me shpejtësi edhe në qytete të tjera amerikane si dhe në mbarë botën. Unioni Amerikan i Lirive Civile për Oregonin i quajti veprimet e oficerëve federalë kundër protestuesve në Portland “tërësisht antikushtetuese”.

“Ajo që po ndodh aktualisht në Portland duhet t’i shqetësojë të gjithë në Shtetet e Bashkuara”, tha drejtori ekzekutiv i tij, Jann Carson.

“Zakonisht kur shohim njerëz në makina pa shenja, që kapin me forcë dikë në rrugë, ne e quajmë atë rrëmbim”, shtoi ai.

Zëvendëssekretari në detyrë për Sigurinë Kombëtare, Ken Cuccinelli konfirmoi faktin se agjentët federale kishin përdorur automjete pa shenja për të ndaluar njerëz në Portland. Por ai tha se kjo ishte bërë për të garantuar sigurinë e oficerëve, larg turmave dhe për t’i zhvendosur të arrestuarit në një “vend të sigurt për t’u marrë në pyetje”.

Kryetari i Bashkisë së Portlandit, Ted Wheeler nga ana tjetër i kërkoi Presidenti Trump të largojë oficerët federalë.

“Mbani trupat në ndërtesat tuaja, ose të largohen nga qyteti ynë”, tha Wheeler pas njoftimeve se punonjës policie kishin arrestuar njerëz në Portland që nuk ishin në pronë federale.

Prokurorja e Përgjithshme e Oregonit Ellen Rosenblum u shpreh se do të padisë qeverinë federale për arrestimin e njerëzve pa shkak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA