“Ngrihuni se jemi ne”/ Vajzat e “She’s on Top” i zënë vendin jurisë

19/07/2020 20:48

Lea, në vendin e Dea Mishel, Armela në vendin e Albanit dhe Hilda në vendin e Argjirës.

Vajzat e “She’s on Top” surprizuan jurinë këtë gjysmë finale duke i imituar për vetëm pak çaste. Dea gjithnjë me vonesë, Albani i përpiktë dhe kritik në veshje, ndërsa Argjira motivuese gjithmonë, kështu ishte juria në sytë e vajzave.

Anëtarët e jurisë mbetën “pa fjalë” pasi në veprimet e vajzave shihnin të reflektuar veten e tyre. Kjo gjë u konfirmua nga Albani, i cili tha, “kjo që bëtë ishte gjëja më e bukur që ka ndodhur në këtë rubrikë”. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme…

Top Channel