Që nga fillimi i pandemisë 14.443.823 njerëz janë prekur nga koronavirus në të gjithë botën.
Sipas faqes së internetit “Worldometer” e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, si pasojë e COVID-19 në të gjithë botën kanë vdekur 605.214 persona.
Ndërkohë janë shëruar 8.628.163 pacientë tek të cilët është konfirmuar koronavirusi. Aktualisht në botë ka 5.210.446 raste aktive me COVID-19.
Pandemia e COVID-19 më rëndë ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 3.883.597 njerëz të infektuar dhe 142.878 të vdekur si rezultat i infeksionit.
Pas SHBA-së për nga numri i rasteve radhiten Brazili (2.075.246), India (1.078.782), Rusia (771.546), Peruja (349.500), Meksika (338.913), Kili (328.846), Spanja (307.335), Britania e Madhe (294.066), Irani (271.606), Pakistani (263.496), Arabia Saudite (248.416), Italia (244.216), Turqia (218.717) dhe Gjermania (202.572).
Koronavirusi për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars të këtij viti shpalli pandemi globale COVID-19.
Top Channel