E kishte shtyrë dasmën e saj madhështore për shkak të pandemisë së koronavirusit, e në fund, princesha Beatrice vendosi të zhvillonte një ceremoni private, edhe pse do të kishte dashur diçka të ngjashme me atë të kushërinjve, Harry e William.

Së fundi kanë dalë dhe fotot zyrtare të oiftit, njëra prej të cilave e tregon princeshën dhe partnerin e saj, Edoardo Mapelli Mozzi përpara kishëzës së zbukuruar me lule ku lidhën kurorë. Në tjetrën janë në shoqërinë e gjyshërve të Beatrices, mbretëreshës Elisabetë dhe Dukës se Edinburgut. Në asnjërën prej fotove të publikuara nga Buckhingham Palace nuk shihen gjëkundi prindërit e nuses, Duka dhe Dukesha e Jorkut. Edhe pse u konfirmua se babai i saj, princi Andrew e kishte shoqëruar në altar, në fotot zyrtare është shmangur prania e tij.

Andrew ka mbajtur përgjithësisht një profil të ulët që që prej skandalit të abuzimeve seksuale të mikut të tij, Jeffrey Epstein, në të cilat thuhet se është përfshirë edhe ai vetë. Në ceremoni, Beatrice ka zgjedhur të mbajë një fustan vintage në ngjyrë fildishi prej sateni, krijim i Norman Hartnell e të qëndisur me diamante, të cilin ia ka huazuar mbretëresha.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA