Fatmira Breçani: Miqësia me Sali Berishën, ja ç’ndodhi në dasmën e Argitës

19/07/2020 18:05

Disa vite më parë, këngëtarja Fatmira Breçani ishte e ftuar në dasmën e vajzës së Sali Berishës, Argitës.

Për herë të parë, ajo ka treguar në emisionin “E Diell”, reagimin në dasmë të ish-kryeministrit. Fatmira thotë se Berisha s’ka kërcyer, por muzikën e kënduar prej saj e ka shijuar në maksimum, kjo për faktin se ata janë miq shumë të mirë.

“[Në dasmën e Argitës] nuk ka kërcyer, por e ka shijuar muzikën deri në fund. E kemi mik, e kemi tropojan e duam shumë dhe kemi respekt. Nëse nuk shijon këngën time, këngën e kujt do të shijojë”, tregoi këngëtarja.

Top Channel