Është hapur laboratori i dytë në QSUT për të testuar rastet e dyshuara si të infektuar me Covid-19.
Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në profilin e saj në Facebook ka shpërndarë disa foto ku shkruan se tashmë është zgjeruar kapaciteti i testimeve për Covid-19.
Ndër të tjera Manastirliu ka bërë edhe një apel për qytetarët ku shkruan se duhet të vendosin maskë, të ruajnë distancën dhe të ruajnë higjienën vetiake dhe kolektive.
Njoftimi i Manastirliut:
?#COVID19
Zgjerojmë kapacitetet e testimit, me #cilësi dhe #siguri për identifikimin e të prekurve nga COVID19, me hapjen e laboratorit të dytë në QSUT ✅
??⚕️?⚕️ Staf i kualifikuar
??? Laborator i çertifikuar
‼️ Të #mbështesim stafet mjekësore, të mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur, duke zbatuar tre rregulla të thjeshta, çdo ditë??
? Vendose maskën
↔️ Ruaj distancën
?Kujdesu për higjienën vetjake dhe kolektive
Bashkë kundër ?#COVID19?
Top Channel