Një anëtar i bandës së Indrit Dokles me llogari të hapura me drejtësinë italiane është arrestuar në Londër.

Për qëllim ekstradimi drejt Italisë është prangosur 51 vjeçari Vehap Biba.

Ai u lokalizua se fshihej në lagjen Feltham, në perëndim të Londrës.

Në 2011 Biba do të dënohej nga drejtësia shqiptare me 8 vite burg për trafik heroine drejt Italisë.

Nuk dihet se sa kohë Biba qëndronte në Londë,r qytet që e kishte zgjedhur si vendfshehje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA