Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrijë në Kosovë.

“Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë në Prishtinë janë mbledhur qindra njerëz të cilët me pankarta në duar ku shihet figura e Thaçit dhe flamuj të UÇK kanë dalë për ta pritur.

Top Channel