E sulmoi peshkaqeni, gruaja rrëfen tmerrin e përjetuar: Mund të humbisja jetën!

17/07/2020 17:00

Një grua nga Australia, mori vëmendje mediatike për shkak se u sulmua nga një peshkaqen.

Por më shumë përshtypje sa vetë sulmi, bënë fjalët e thëna prej saj, e cila edhe pse e sulmuar nga bisha nënujore ende shprehej se i dashuronte ato. Anika Craney, 29 vjeçe, pësoi lëndime të shumta në këmbë si pasojë e sulmit të peshkaqenit. Ajo ishte duke notuar në ishullin Fizroy në momentin që është sulmuar. Ndërkaq, ajo së fundmi ka dhënë një intervistë nga shtrati i spitalit.

Anika tha për mediat vendase, se është duke u rikuperuar, por falë manovrave të saj është ende sot në jetë, pasi peshkaqeni mund ta kishte ngrënë tërësish. Ajo rrëfeu se ishte duke notuar e qetë në det, ku papritur pa një peshkaqen që po drejtohej drejt saj. Menjëherë reagoi dhe u drejtua në drejtim të barkës, por nuk mundi që të shpëtonte pa dëmtime, pasi këmba e saj ishte sulmuar tashmë.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kisha kohë të kthehesha më parë se peshkaqeni në barkë. Kështu që e shkelmova atë, në këtë moment ai më sulmoi këmbën. Mjekët më kanë thënë që do të rikuperohem shpejt dhe do t’i rikthehem normalitetit”, tha Anika.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel