“Vini maskat!”. Rama e nis fjalën me thirrje ndaj deputetëve, Rudina Hajdari shkon në foltore dhe i jep maskë: Duhet të jemi të barabartë

16/07/2020 12:31

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në kuvend me thirrje ndaj deputetëve për të vendosur maskat.

“Maska është tanimë e detyrueshme ne ambiente të mbyllura. Ju lutem vini maskat, edhe ti zonja Hajdari. Sepse mua kritikojnë apo ironizojnë që jam pa maskë, por në mjedise të hapura mjafton mbajtja e distancës dhe mos kontaktimi me njerëzit, ndërsa në ambiente të mbyllura është e rëndësishme. Ja zonja Hajdari s’po e mban koma ndoshta se nuk ka”, tha Rama.

Ndërkohë menjëherë më pas Hajdari çohet nga vendi dhe shkon drejt e në foltore dhe i jep Ramës maskë, duke i thënë “duhet të jemi të barabartë”.

E ndërsa kryeministri i thotë se po e mbaj si një flamur të bardhë paqeje.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA