Në studion e emisionit “Open”, nga ku ishte dhe i ftuar, deputeti socialist Ulsi Manja mbështeti idenë e ndryshimit të kushtetutës, në të cilën do hiqej dorë nga koalicionet parazgjedhore mes partive.
Fjala e deputetit, ndërpritet nga analisti Bushati, i cili tha se Rama mbron hapur interesat e banditëve. Ndërsa Manja u përgjigj se analisti e ka personale me kryeministrin dhe sipas tij, ai nuk reflekton mendim apo qëndrim.
Ndër të tjera, Bushati ironizoi fjalët e deputetit Manja duke thënë se, “po unë e kam personale se ka jetuar disa vite me mamanë time”.
Andi Bushati: Jo me e ka treguar ai interesat e kujt mbron, s’ka lënë bandit pa ia mbrojtur interesat.
Ulsi Manja: Bushat ti e ke personale me Edi Ramën, nuk reflekton mendim ti as qëndrim.
Andi Bushati: Ju ndani postet dhe vidhni zgjedhje, ndërsa unë e kam personale se ka jetuar disa vite me mamanë time.
Top Channel