Ankesat për zgjedhjet në Kosovë, PDK dhe Lista Serbe kërkojnë rishqyrtim të rezultatit të zgjedhjeve
Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me nikoqir përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.
Pas takimit, kryeministri Hoti ka thënë se e vetmja zgjidhje është njohja reciproke në mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, Kosova ka mbështetjen e përfaqësuesve të BE-së për zgjidhjen e çështjeve në mes dy vendeve tona, ku theksoi se beson tek partnerët tanë ndërkombëtar.
“Kemi bërë progres, detajet do t’i merreni në ditët e ardhshme. Kemi diskutuar edhe për takimin e radhës për të cilin do të kuptohet në javët e ardhshme”, tha Hoti duke shtuar se mund të ketë biseda edhe të natyrës teknike. Ai shtoi se gjithçka rreth dialogut do të jetë transparente.
Top Channel