Modelja 23 vjeçare Tahlia Paris Polan ndan kohën e saj me Los Angeles e Las Vegas, ndërsa ka treguar së fundmi për përplasjet me fansat online që sipas saj i vjedhin fotot për t’i shitur.

Modelja e Playboy shpërndan rregullisht fotot e saj ‘sexy’ me 751,000 ndjekësit e saj në faqen e saj në Instagram @tahliaparis.

Format e bëshme të bukuroshes dhe tiparet delikate të fytyrës e kanë bërë të kërkuar me adhuruesit, por Tahlia thotë se kjo i ka shkaktuar gjithashtu abuzime online.
Ajo thotë se ka shumë llogari të rreme në rrjetet sociale që tentojnë të abuzojnë duke i vjedhur identitetin.

“Ka shumë imitime të llogarive të mia në Instagram. Një prej faqeve të rreme me foto të miat ka rreth 1 milionë ndjekës! Ata fitojnë para duke vjedhur fotot e mia dhe duke përdorur ilegalisht emrin tim, dhe gjithashtu programet e mia të dietës dhe të stërvitjes. Madje kur këta njerëz nuk marrin produktet që dëshirojnë, më shkruajnë personalisht me kërcënime vdekjeje. I kam denoncuar në policinë e Los Angeles”.

Tahlia thotë faqet e rreme me identitetin e saj, u shkruajnë fansave të saj duke u thënë “kjo është llogaria ime e re”.

Modelja thotë më tej: “Miqtë e mi dinë të kontrollojnë si duhet faqet dhe më dërgojnë foto të mesazheve”.

Por megjithë telashet online, Tahlia fiton mirë me fotot e saj në mediat sociale.

Ajo thotë më tej: “Jam duke kursyer për të blerë një shtëpi, po, do të kem shtëpinë time se shpejti dhe jam vetëm 23 vjeç”.

Tahlia tregon se ambicjet e saj thuajse u ndaluan nga një ish i dashur xheloz që përpiqej ta kontrollonte.

Ajo kujton: “Fillimisht i dashuri im ishte i emocionuar që kishte të dashurën në Playboy.
“Por kur kishim një festë në shtëpinë Playboy Mansion dhe unë do të isha modele me trup të ngjyrosur, ai nuk mund të vinte. Prej atëhere nisi të bëhej gjithnjë e më shumë xheloz dhe më pas u ndava me të”.

“Sot po fitoj mirë me platformat e mia online si dhe me faqen e internetit tahliaparis.com. Gjatë kohës së pandemisë të gjithë ishin në internet, me kompjuterët apo celularët e tyre.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel