“Kush është ky?” “Ju shquheni për personazh memesh”/ Përplasen ashpër Hajdari dhe analisti

16/07/2020 22:12

Analisti Vehap Kola dhe deputetja opozitare Rudina Hajdari janë përplasur mes tyre në studion e emisionit “Open”.

Teksa Kola po argumentonte sipas tij, zhvillimet në parlament dhe në Këshillin Politik, shprehu dëshirën për t’i ngritur një pyetje zonjës Hajdari. Por kjo e fundit u përgjigj duke thënë, “kush është ky”. Këtë përgjigje analisti nuk e priti mirë dhe u shpreh se deputetja është bërë meme në rrjete sociale. Ndërsa shtoi se Hajdari sipas tij shtiret dhe në mandatin e deputetes nuk e dorëzoi për të mirën e shqiptarëve, sikurse dhe pretendon, por për përfitimet vetjake.

Rudina Hajdari: Kush është ky?

Vehap Kola: Ju shquheni për personazh memesh. Përgjigja ime për zonjën Hajdari, është se zonja Hajdari nuk e dorëzoi mandatin për gjëra personale dhe jo për shqiptarët, siç pretendon.

Rudina Hajdari: Mos u mërzit që e mbajta mandatin. Nuk e di se si e bëni matematikën juve po të heqësh dorë nga një mandat dhe të heqësh dorë nga 56 mandate. Nëse do të hiqja dorë nga mandati për studentët apo për shqiptarët do ta bëja me qejf. Ju keni ardhur me një magnetofon t me kasetë, ndize kasetë sepse këtë e kemi dëgjuar.

Top Channel