Punonjëset e seksit në Bolivi, kanë rifilluar aktivitetin e tyre pas izolimit të COVID-19.
Punonjëset, kanë përdorur doreza, dezinfektues dhe kostume transparente. Organizata e Punëtorëve të Natës në Bolivi, është duke i ushtruar presion autoriteteve që të heqin kufizimet ndaj biznesit, të paktën gjatë orëve të ditës.
Lily Cortes, një përfaqësuese e sindikatës së punonjësve të seksit në Bolivi, thotë se disa gra mund të mos kenë mundësi tjetër përveç se të punojnë në rrugë. Një punëtore seksi, Antonieta, u shpreh për agjencinë e lajmeve “Reuters”, se në vend të kostumit transparent, maskës dhe një fustani të gjatë, ajo detyrohej nga pamundësia ekonomike të vendoste maskë dhe doreza letre.
Sakaq, Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se, bazuar në provat aktuale, koronavirusi nuk mund të transmetohet seksualisht, por sidoqoftë një shkallë e kontaktit të ngushtë është e pashmangshme.
Top Channel