Mirditë- Një aksident tragjik ka ndodhur në Rubik të Mirditës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën  Xh.N., 38 vjeç , banues në Rubik.

Ai ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij ku ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot,rreth orës 19:00, Rubik, Mirditë,  drejtuesi i  motoçikletës shtetasi Xh.N., 38 vjeç , banues në Rubik , ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.

Top Channel