Humbi kontrollin e makinës pasi u tremb nga një insekt/ Shoferja 55-vjeçare në SHBA përplas një motoçikletë, humbin jetën dy persona 18/08 10:12
Një nënë në Britaninë e Madhe, është akuzuar për vrasjen e djalit të saj gjashtë muajsh.
Nëna e katër fëmijëve, Chelsea Cuthbertson, 27 vjeçe, është akuzuar për vrasjen e djalit të saj Malakai, i cili u paraqit i sëmurë në spital dhe ndërroi jetë katër ditë më pas.
“Shërbimi i ambulancës na tha që një fëmijë ishte shumë rëndë. Foshnja u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton, por pas katër ditësh u shpall i vdekur”, u shpreh një zëdhënës i policisë.
Ndërkohë bëhet e ditur se nëna e viktimës është arrestuar nga autoritetet dhe pritet që të dalë përpara drejtësisë.
Top Channel