Ankesat për zgjedhjet në Kosovë, PDK dhe Lista Serbe kërkojnë rishqyrtim të rezultatit të zgjedhjeve
Në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve të fundit, nga 1382 teste të realizuara, 198 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 83 raste, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-21, Prilep-2, Tetovë-9, Strugë-3, Veles-2, Manastir-11, Ohër-3, Gostivar-10, Radovish-7, Koçani- 1, Probishtip-2, Demir Hisar-3, Shën Nikollë-27, Kërçovë -1.
Gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova. Viktimat janë të moshës 49, 61, 70 dhe 72 vjeçe.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 97 pacientë të shëruar. 71 të shëruar janë nga Shkupi, 7 nga Shtipi, 12 nga Tetova, Veles-1, Manastir-1, Kocani -1, Probistip-1, Kërçovë-1, Resen-2.
Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8530 persona me koronavirus, prej të cilëve 4565 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 393 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3572 raste aktive me Covid-19./VOA/
Top Channel