Momentet dramatike kur luani me fat kërkon të hajë shtatë impala njëherësh (foto)

14/07/2020 20:41

Në disa foto dramatike është kapur momenti kur një luan 160 kg tenton të hajë të shtatë impalat që i dalin përpara.

Felini i uritur u fotografua teksa mësynte drejt tufës së pafat, duke u përpjekur t’i kapte të gjitha me gojë.

Fotografi Chad Fisher nga Durban, Afrika e Jugut, ishte në parkun kombëtar Kruger kur luani u shfaq para makinës së tij.

Mbreti i Xhunglës dukej se nuk po i besonte syve kur pa një grup këlyshësh të njomë impalash. Në pamje duket luani që kap një prej tyre në gojë kurse një tjetër qëndron e tmerruar në këmbët e tij.

Fisher thotë për skenën: “Luani po përpiqej të kapte të gjitha impalat në nofullat e tij. Ai dukej se ishte në një marshim rutinë në territorin e tij dhe sapo i pa impalat u vu menjëherë pas tyre. Impalat e vogla rrëshkisnin e rrëzoheshin nga paniku.”

Zakonisht janë luaneshat femra që dalin në gjueti për tufën, kurse meshkujt qëndrojnë duke ruajtur territorin ose këlyshët. Por edhe meshkujt janë të aftë të gjuajnë dhe krijojnë taktika të veçanta për këtë. Femrat luanesha gjuajnë në grup kurse meshkujt e bëjnë vetëm pasi preferojnë të fshihen për të zënë gjahun në befasi.
Meshkujt zakonisht kryejnë rreth 10 përqind të gjuetise së tufës.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA