John Legend nuk ka më asgjë për të fshehur! Këngëtari amerikan ka folur për herë të parë për tradhëtitë e tij në të shkuarën gjatë një interviste për “Armchair Expert”.

Fituesi i çmimit “Grammy” tregoi se gjatë të 20-tave nuk ishte aspak besnik në një lidhje, por gjërat ndryshuan kur u njoh me Chrissy Teigen, bashkëshorten aktuale me të cilën u martua në vitin 2013.

“Kam histori të tmerrshme tradhëtie në të kaluarën. Kur isha në gjimnaz dhe në shkollë të lartë isha më i ri se të tjerët prandaj nuk merrja shumë vëmendje. Kur nisa ta merrja pak më vonë vëmendje, më pëlqeu shumë. Ndërkohë që isha në një marrëdhënie, tradhëtoja. Isha padiskutim i pasinqertë dhe egoist…Kjo ndodhi para se të bëhesha i famshëm,” u shpreh 41 vjeçari.

Megjithatë, Chrissy, me të cilën ka edhe dy fëmijë, Luna e Miles, i dha menjëherë shkëndija e patën kimi midis tyre. Ajo e bëri të kuptojë se ndjehej më i lumtur kur ishte i sinqertë.

“Je më i lumtur kur je besnik dhe je i dashuruar vetëm me një person. Në atë moment, vendosa se ai person ishte Chrissy. Vendosa të mos përzihesha më me asnjë tjetër,” shtoi John.

I pyetur nëse ndjen ndonjëherë presion në lidhjen e tij, duke konsideruar se ai dhe Teigen janë një nga çiftet më të komentuara të Hollywood, Legend u tregua tepër i sinqertë e tha se kjo është një arsye më shumë që ai mos të gabojë, pasi do të ishte “vetëvrasje karriere”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel