Godet me mjet të mprehtë gjatë ushtrimit të detyrës një punonjës të OSHEE-së, arrestohet i riu në Vlorë

14/07/2020 14:14

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës për vepra të ndryshe penale.

Njëri prej tyre, shtetasi S.Sh., është arrestuar pasi ka goditur fizikisht dhe me mjet të mprehtë gjatë ushtrimit të detyrës një punonjës të OSHEE-së, për motive të dobëta.

Ndërsa një tjetër shtetas është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Vlorë

Arrestohet në flagrancë shtetasi S. Sh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “1 Maji” Vlorë ka goditur fizikisht dhe me mjet të mprehtë gjatë ushtrimit të detyrës një punonjës të OSHEE-së, për motive të dobëta.

Arrestohet në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasin R. N., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel