Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë “City Park”.

Shtetasja E.D., 30-vjeçe, ka humbur kontrollin e automjetit, ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel