Opinioni publik është i ndarë në tre grupime: ata që besojnë se Kovidi ekziston, ndaj i respektojnë masat parandaluese.
Në grupin e dytë bëjnë pjesë njerëz që janë prekur, pra e kanë provuar, dhe grupi i tretë, ku bëjnë pjesë njerëz që thonë që Kovidi nuk ka ekzistuar ndonjëherë dhe se është një teori e madhe konspiracioni.
“Kovidi është politik. E bëjnë për të vdekur pensionistët, se janë kosto e madhe për shtetin”.
Po si nuk ekziston? Po ata aty brenda infektivit çfarë janë?
“Pyesni familjarë të atyre që janë të shtruar, se ata ju përgjigjen ne lotët e tyre”.
“Ju vetë si media raportoni për të vdekur dhe rrezikun që ka kjo flamë, që nuk po i gjendet vaksina”.
“Njerëzit janë lëshuar fare. As mbajnë maska, as distancë. Ekziston që çke me të, por Zoti na ruajtë!”. /Juli Ristani/
Top Channel