Presidenti amerikan Donald Trump tha mbrëmë në një postim se një segment prej 240-miljesh (386 km) i murit kufitar me Meksikën janë përfunduar tashmë dhe se deri në fund të vitit SHBA ka në plan të kompletojë 450 milje të strukturës.
Ndërtimi i murit anti-emigracion me Meksikën ka qenë një nga premtimet kryesore të fushatës elektorale të presidentit, për të cilin ai ka premtuar se do të reduktojë emigracionin si dhe trafikun e njerëzve dhe drogave.
Ai kishte premtuar gjithashtu se projekti do të financohej nga Meksika por këtë nuk arriti ta realizonte.
Kundërshtarët e tij demokratë e kanë quajtur projektin “racist” dhe kanë tentuar disa herë të bllokojnë fondet e tij, duke akuzuar presidentin se po inskenon një krizë të rreme emigracioni.
Top Channel