Deputetët e Opozita parlamentare në Këshillin e Legjislacionit kanë ndryshuar qëndrim dhe kanë paraqitur kërkesa të reja, për sa i përket dy amendamenteve të tjera kushtetuese që lidhen me pragun e futjes të një force politike në parlament si dhe për koalicionet para zgjedhore.
Relatori demokrat Korab Lita si prag elektoral për hyrjen nga në parlament nga 5% që ishte propozimi 29 deputetëve kërkoi uljen në 2%.
Drafti me formulimin final për këtë ndryshim kushtetues do ti paraqitet dhe diskutohet në Këshillin e Legjislacionit nesër ora 10:00. Burime prej shumicës qeverisëse pohojnë se do të propozojnë një prag jo më të vogël se 4%.
Ndërkohë Top Channel mësoi se grupi parlamentar demokrat, në një mbledhje të sotme vendosi të, heqë dorë nga propozimi tjetër që lidhet me mospasjen e koalicioneve parazgjedhor.
Korab Lita e konfirmoi këtë vendim. /Muhamed Veliu/
Top Channel