A do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare? Kryeministri Edi Rama e hodhi poshtë një mundësi të tillë.

Këtë e shpjegoi me faktin se marrëveshja e 5 qershorit është pikërisht ajo që nuk e bën të mundur diçka të të tillë.

“Zgjedhje të parakohshme vendore nuk do të ketë, edhe sa i përket atyre parlamentare. Nuk ekziston një koncept i tillë, atje ku lind nevoja bëhen, por në nocion kombëtar nuk ekziston. N

ë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme nuk mund të shkojmë se duhet të respektojmë 5 qershorin, për të aplikuar teknologjinë, dhe bëhet nuk bëhet në kaq kohë, është e sigurt se nuk bëhet dot kurrë nëse bëjmë zgjedhje të parakohshme. Mund të donim ta bënim nëse do të donim, por tani nuk bëhet më”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA