“Në 2026 pritet luftë civile në Amerikë”/ SPAK, Rama dhe çështja Balluku, Alfred Cako bën deklaratën e fortë në “Rrethi Katror”: Zv.kryeministrja nuk u sulmua për korrupsion, por… 21/12 21:10
Komisioni i Ligjeve votoi në parim pro ndryshimeve kushtetuese që ka kërkuar një grup prej 28 deputësh të opozitës.
16 deputetë në komision votuan pro ndryshimeve kushtetuese dhe 1 kundër.
Kujtojmë se kërkesat e tyre janë rritje pragu 5 përqind për ndarjen e mandateve, hapje e listave dhe ndalim i koalicioneve parazgjedhore.
Tashmë do të ketë edhe një tjetër votim për këtë projektligj në Komision pasi ky ishte miratim vetëm në pranim teksa vlen të theksohet se pro votuan edhe deputetë nga mazhoranca si Bashkim Fino, Alket Hyseni apo Klotilda Bushka.
Top Channel