Dua Lipa ka publikuar këtë të premte projektin e ri “Hallucinate”.

Në videoklipin e realizuar nga Lisha Tan, këngëtarja shqiptare transformohet në një personazh vizatimor.

Kënga është pjesë e albumit “Future Nostalgia” dhe video e saj e animuar ka surprizuar të gjithë fansat e 24 vjeçares, por është pritur shumë mirë prej tyre.

Sipas një deklarate për mediat e huaja, klipi është frumëzuar nga personazhet vizatimorë të “Studio 54” nga periudha të ndryshme kohore.

Dua Lipa lançoi albumin e ri në Mars, dhe së fundmi ai është renditur në listën e “Rolling Stone”, “50 Albumet më të mira të 2020”, deri më tani.

Në një intervistë në podcast-in e “Rolling Stone Music Now”, ylli i muzikës pop shtoi se publikimi i “Future Nostalgia” gjatë pandemisë së Covid-19 ishte një vendim tepër i vështirë.

Top Channel