Veshur me “Gucci” nga këmbët te koka, me Lamborghini e avion privat/ Pse u arrestua nigeriani pas fotos në Instagram?

09/07/2020 08:53

Një ditë pas ditëlindjes së tij të 29-të në maj, Olalekan Jacob Ponle postoi një fotografi në Instagramin e tij duke qëndruar ngjitur me një Lamborghini të verdhë të ndritshme në Dubai.

“Ndaloni së lejuari njerëzit t’ju bëjnë të ndiheni fajtorë për pasurinë që keni fituar”, shkruante ai, duke veshur stoli dhe rroba Gucci nga koka tek këmbët.

Një muaj më vonë, Nigeriani, i cili ka emrin “mrwoodbery” në Instagram, u arrestua nga Policia e Dubait për dyshime për pastrim parash dhe mashtrim në internet.

Më i famshmi nga dhjetëra afrikanët, të përzgjedhur në operacionin masiv, ishte 37-vjeçari Ramon Olorunwa Abbas, “hushpuppi” ose thjesht “hush” pasi ai ndiqej nga 2.4 milion ndjekës në Instagram.

Policia në Emirate thotë se ata sekuestruan 40 milion dollarë, 13 makina luksoze me vlerë 6.8 milion dollarë, 21 kompjuterë, 47 telefona smart dhe adresat e gati dy milion viktimave të pretenduara.

Kjo është një përplasje spektakolare për dy burrat nigerianë që dokumentuan gjerësisht stilin e jetës së tyre në mediat sociale, duke ngritur pyetje në lidhje me burimet e pasurisë së tyre.

Ata pa dashje siguruan informacione thelbësore në lidhje me identitetin e tyre dhe aktivitetet për detektivët amerikanë me postimet e tyre në Instagram dhe Snapchat.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel