Përçahet opozita parlamentare! Edhe 2 deputetë të tjerë pro Zgjedhores, marrëveshja drejt miratimit

09/07/2020 18:50

Pas deklaratës së kreut të Ballit Kombëtar, Artur Roshi si dhe deputetëve Besnik Troplini, Fatjona Dhimitri e Suzana Topi se do të votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore që do të futet për t’u miratuar në seancën plenare në datë 23 korrik, listës u janë bashkuar edhe deputetët Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani.

Në një deklaratë për mediat, Maliqi u shpreh se janë 11 deputetë të opozitës që japin votën pro, teksa kërkoi nga kryeministri Rama që ta votojë marrëveshjen pa ndryshime, duke kryer një votim të hapur në Parlament.

“Jemi mbi 11 deputetë që mbështesim marrëveshjen,vetëm për integrimin evropian. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe të kalojmë sa më shpejt në zgjedhje. Vendi është në krizë të rëndë ekonomike dhe politike. Nuk ka nevojë për votim të fshehtë, por votimi të jetë i hapur. Çdo skenar i Ramës për të bllokuar marrëveshjen e bërë, është i dështuar. Ne jemi për marrëveshje, për integrimin evropian dhe për zgjedhje”, tha Maliqi.

Më herët, në një deklaratë për mediat, Artur Roshi deklaroi:

“Nëse vazhdojmë me lojën e kartonëve, kjo nuk na çon askund. Balli Kombëtar Demokrat ka qenë gjithmonë në mbështetje të proceseve demokratike. Përfundimisht, ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo se morëm atë që deshëm, por i duhet vendit. Para integrimit në Evropë nuk mund të zgjedhim interesat tona. Hapja e negociatave është një gradë lirie për shqiptarët.

Ne nuk mund të pranojmë ndërrimin e Kushtetutës me një prag 3 apo 5%. Nuk mund të pranojmë heqjen e koalicioneve. Sa i përket hapjes së listave, është e artikuluar prej meje prej 5-6 vitesh për lista të hapura. I qëndrojmë kësaj, por në pamundësi zgjedhim këtë rrugë.”

Po kështu, edhe deputeti tjetër i Ballit, Besnik Troplini u shpreh pro.

“Balli Kombëtar është një parti e ndërtuar në perëndim dhe sytë tanë kanë qenë përtej detit, në BE”.

Në përmbyllje të konferencës së përbashkët, deputetja Fatjona Dhimitri tha se marrëveshja e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët nuk mund të mbahet peng në Kuvend.

Ndërkohë, deputetja Suzana Topi, nga listat e LSI-së vendosi ta bënte të ditur lajmin përmes Facebook-ut.

“Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bêrê publik edhe me pare. Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter. Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike. Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar. Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe. Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjetër të njëanshëm. Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave. Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!!”

Mbi situatën në fjalë reagoi edhe Myslim Murrizi, i cili tha se sado që të përpiqen për të arritur numrin 84 për të votuar marrëveshjen, nuk do t’ia arrijnë kurrë.

“HAJDUTET E POLITIKES SHQIPTARE DHE SPURDHJAKET POLITIK QE HARXHOJNE PARAT E VJEDHURA PER TE GJETUR SUFLERE NGA JASHTE PER TE RUAJTUR KARRIKET E PUSHTETIT NUK MUND TE MBAJNE PENG 5 MILION SHQIPTARE. Koha kur nje Gjerman i jepte urdher EUROPES ka perenduar me date 9 maj 1945. Shqiperia dhe Shqiptaret nuk hyjne ne BE nga firma e asnje hajduti qe kane mbajtur Shqiperine jashte Europes prej 30 vitesh. Delirant qe mbajne ne xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund te hiqen si shpetimtare te vendit dhe si faktore qe fusin Shqiperine ne BE. Sado te perpiqen trastaxhinjt per te arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa kellqe dhe pa moral ne kundershtim me ate qe vete kane deklaruar prej 13 muajsh

KURRE NUK DO JA ARRIJNE DOT

Shqiptaret duan LISTA TE HAPURA dhe nuk mund ti ndalojne dot nje grusht individesh qe jane sot ne parlament por prej 25 vitesh kane kaniduar per drejtor. Deklaratat e soteme te 6 deputeteve legjitimon kthimin zyrtar te PD dhe LSI ne KUVEND. Tashme “ kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qene hakmarrje ndaj DEPUTETEVE qe ishin ne Kuvend deri ne ate kohe. I uroj suksese rikthimit te PD dhe LSI ne PARLAMENT, por duhet te rihapin tenderin per te gjetur edhe 1 Deputet tjeter qe te arrijne formimin e nje grupi parlamentar miks me emrin PISDAL”, shkroi Murrizi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA