Gëzim i dyfishtë! Elefantë binjakë, rast i rrallë në Sri Lanka

09/07/2020 16:42

Dy elefantë bebe, që ushqehen nga e njëjta nënë, janë pikasur në një park kombëtar në Sri Lanka, me zyrtarët që mendojnë se të dy ata mund të jenë binjakë, të rrallë.

Dy bebet elefantë, që rojtarët e pyllit thonë se janë tre ose katër javësh, u pikasën në Minneria, rreth 200 km në veri lindje të Kolombos, pjesë e një tufe elefantësh. Pasi kanë vëzhguar elefantët nga distanca, zyrtarët kanë thënë me bindje se ata janë binjakë. Sidoqoftë, rojtarët do të duhet të kryenin teste ADN të tufës, për konfirmim. Nëse do të konfirmohej, kjo do të ishte hera e parë që shihen dy elefantë binjakë bashkë me nënën e tyre.

Bebet elefantë u panë jo larg zonës ku shtatë elefantë ngordhën të helmuar në shtator, në një akt për të cilin u fajësuan fermerët lokalë. Rreth 200 elefantë vriten çdo vit në Sri Lanka, pjesa më e madhe nga fermerë. Ndërkohë që vetë elefantët, vrasin mesatarisht 50 persona çdo vit, kryesisht kur ata zbresin në fshatrat pranë habitateve të tyre. popullata e elefantëve ka rënë në vetëm 7 mijë sipas numërimit më të fundit ndërkohë që në fillim të viteve 1900, jetonin rreth 12 mijë elefantë në zonë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA