Ambientalisti Sazan Guri, është nga ata persona që nuk e beson ekzistencën e koronavirusit.

Madje ai së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile, shpesh ka bërë protesta kundër masave strikte të vendosura para disa muajve, por edhe bërjes së vaksinës me detyrim.

Sakaq, ditën e sotme Guri ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Teksa e ftuara në emision, Alma Spathara, po fliste mbi molët e egra dhe dobitë e tyre, Sazan Guri reagon papritur dhe thotë se, me këtë Covid-it i thua *****.

Ky veprim i Gurit u shoqërua me të qeshura në studio. Për të parë momentin, ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel